Më 27 shtator 2025, Kryetari i Alternativës, Dr. Zeqirija Ibrahimi, mori pjesë në hapjen e shtabit zgjedhor të koalicionit VLEN në Kumanovë, ku u promovua lista e kandidatëve për këshilltarë komunalë dhe kandidati për kryetar komune nga radhët e VLEN-it, Arben Etemi.
Në këtë tubim të madh qytetar, u theksua se Kumanova është pjesë e kapitullit të ri të VLEN-it, një rrugëtim që ka nisur para katër viteve me projekte konkrete që ndryshuan fytyrën e vendbanimeve shqiptare.
Sonte në Kumanovë nuk po nisim, por po e vazhdojmë rrugën e ndryshimit!
Sepse VLEN është një zë, një numër, një ide – VLEN një zë, 7!
