Kryetari Zeqirija Ibrahimi në tubimin qendror në Tetovë: Mbështetje e fuqishme për mandatin e dytë të Bilall Kasamit!

17 tetor – Në Tetovën e Bilall Kasamit, së bashku me drejtuesit e Koalicionit VLEN, po përmbyllim fushatën elektorale me një tubim qendror madhështor në qytet.

Mesazhi nga Tetova është i qartë:
Dilni masivisht dhe rrethoni numrin 7, për Bilall Kasamin dhe për një mandat të plotë që garanton vazhdimin e punëve dhe projekteve të nisura.

Në vetëm katër vite, Tetova ka ndryshuar ndjeshëm — por tani, me kapitullin e dytë, vjen transformimi i plotë!
Ndërsa kundërshtari e kaloi fushatën me ofendime dhe nënçmime ndaj shqiptarëve, ne ishim të përqendruar në ide, projekte dhe zgjidhje konkrete për qytetarët.

🗳️ Më 19 tetor, votoni për zhvillimin që ia VLEN!
💪 Rrethoni numrin 7 – për Bilall Kasamin dhe për Tetovën që ecën përpara!