Kryetari Zeqirija Ibrahimi me kolegët liderë dhe ministra të VLEN-it, morën pjesë në ngjarjen “Top 100™”.

Së bashku me kolegët liderë dhe ministra të VLEN-it, patëm kënaqësinë të marrim pjesë në ngjarjen më prestigjioze dhe ekskluzive në vend, “Top 100™”. Ky event, tashmë në edicionin e tij jubilar të 15-të, u organizua nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe mblodhi në një vend kompanitë më të suksesshme dhe personalitetet kryesore nga fusha e biznesit dhe ekonomisë. Ngjarja u zhvillua në një atmosferë mbresëlënëse, ku u shfaqën arritjet e vitit të kaluar dhe u njohën përpjekjet e jashtëzakonshme të ndërmarrjeve të ndryshme për të kontribuar në zhvillimin ekonomik të vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.Required fields are marked *