Kisha kënaqësinë të mirëpres në takim përfaqësuesit e Klubit të Mundjes “Liria” nga Çairi. I faleminderova për përfaqësimin e denjë të vendit dhe suksesin në kampionate të ndryshme. Shpreha mbështetje të plotë për zhvillimin e talenteve të reja dhe i urova suksese të mëtejshme në aktivitete sportive!