Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, mori pjesë në jubileun e 100-të,të dhurimit të gjakut nga mjeku Dr. Goran Andonov, i organizuar në ambientet e Institutit të Mjekësisë Transfuzive në Shkup, nën drejtimin e drejtorit të këtij institucioni, z. Amir Elezi.
Në këtë ngjarje simbolike dhe me rëndësi të lartë humane, u vlerësua akti i jashtëzakonshëm i Dr. Andonovit, i cili me përkushtim ka dhuruar gjak 100 herë, një shembull frymëzues i solidaritetit dhe humanizmit.
Me këtë rast, z. Ibrahimi theksoi se dhurimi i gjakut është një nga aktet më të larta të humanizmit: “Të japësh diçka nga vetja për të shpëtuar jetën e tjetrit, pa dallim statusi, origjine apo nacionaliteti, është virtyt i madh njerëzor që duhet promovuar dhe përkrahur.”
Ngjarja përçoi mesazhin e rëndësisë së dhurimit vullnetar të gjakut dhe nevojës për ndërgjegjësim të gjerë shoqëror në këtë drejtim.