Sot, zhvillova një takim me gazetarët për të diskutuar mbi zhvilimet, procedurat dhe planet e Kuvendit. Diskutuam për takimet dhe seancat e realizuara, ligjet në procedurë dhe vlerësimet e raportit të progresit që pranuam nga KE, ku iu përgjegja hapur pyetjeve të gazetarëve.
Këto takime mujore, tashmë janë një traditë e veprimtarisë time për të siguruar llogaridhënie dhe transparencë, që janë prioritete të angazhimit tim. Faleminderova të gjithë mediumet për kontributin e tyre në këtë proces kyç për informimin e publikut.