E nisa sot ditën me shumë pozitivitet. Prita filloristë nga Shkupi, Kërçova e Probishtipi, të cilët u njoftuan me funksionimin bazë të Kuvendit.
Në sinqeritetin dhe butësinë e këtyre fëmijëve gjej frymëzimin që të angazhohem për një të ardhme sa më të mirë, ekonomikisht prosperuese e të sigurt, këtu në vatrat tona.