Pata nderin të mirëpres në takim Tawfig F. AlRabiah, ministër për Haxh dhe Umrah të Arabisë Saudite, me të cilin konfirmuam marrëdhëniet e shëndosha diplomatike.
Diskutuam për intensifikimin e komunikimit politik dhe parlamentar, ku konstatuam se kemi hapsirë për të thelluar bashkëpunimin përmes marrëveshjeve dypalëshe, mundësimit të linjave ajrore direkte dhe formimit të grupit parlamentar për bashkëpunim me Lindjen e Mesme dhe Gjirin Arab. Mbetemi të përkushtuar për të zgjeruar komunikimin në çdo nivel.