Kisha kënaqësinë e veçantë të marr pjesë në mbledhjen konstitutive të Grupit Parlamentar Ndërpartiak për Avancimin e të Drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuara, ku përgëzova këtë grup që është një zëdhënës aktiv dhe urë lidhëse mes institucioneve, organizatave dhe personave me nevoja të veçanta.
Theksova që ky komunitet është një grup jetik i shoqërisë sonë, ndërsa potenciali dhe vizioni i tyre për të kontribuar në fusha të ndryshme të organizimit shoqëror është i pakufizuar. Prandaj, inkurajova për angazhim kolektiv në krijimin e mundësive dhe qasje të barabartë në arsim, punësim e krijim të politikave, që këta persona të mund ta dëshmojnë veten.




