Sot pata nderin të vizitoj Komisionin e Parandalimit dhe Mbrojtjes nga Diskriminimi. Duke i vizituar personalisht ambientet e komisionit, kisha për qëllim të shpreh respektin për pavarësinë e tij dhe mirënjohjen e thellë për punën e jashtëzakonshme që bën ky institucion në luftën për barazi, dhe sigurimin e të drejtave elementare njerëzore. Me këtë rast, theksova angazhimin tim dhe ofrova mbështetje parezervë për pavarësisë e plotë të këtij organi, si në aspektin financiar, ashtu edhe në të gjitha aspektet e tjera. Faleminderova të gjithë anëtarët për mikpritjen e ngrohtë dhe u pajtuam të vazhdojmë përpjekjet tona për krijimin e një shoqërie më të drejtë dhe inkluzive.




