Kisha nderin të marr pjesë në punëtorinë mbi Integritetin Parlamentar dhe Kodin e Etikës, e organizuar nga Misioni i OSBE-së dhe NDI, në bashkëpunim me Komisionin për Çështje të Rregullores, Mandatit dhe Imunitetit. Në fjalën time, shpreha mbështetje të plotë për çdo iniciativë që forcon kulturën politike dhe promovon një sistem të besueshëm me vlera demokratike. Theksova nevojën për një angazhim të përbashkët për avancimin e një kodi etik të qartë, me sanksione eksplicite për shkeljet, duke siguruar një Kuvend të respektuar, të përgjegjshëm dhe transparent.
Në fund, kërkova që përpara se të respektojmë kodin etik, të mësojmë të respektojmë veten, njëri-tjetrin dhe qytetarët që na kanë zgjedhur, duke pasur parasysh se çdo veprim dhe fjalë ka ndikim në imazhin dhe besueshmërinë e këtij institucioni.




