Kisha kënaqësinë të zhvilloj një takim shumë të frytshëm me Mohamed Ould Erachid, Kryetar i Dhomës së Lartë të Parlamentit të Mbretërisë së Marokut, në kuadër të Forumit Ekonomik Parlamentar të Mesdheut, në Marrakech.
Gjatë takimit, diskutuam për forcimin e bashkëpunimit ndërparlamentar dhe theksuam rëndësinë e zhvillimit të marrëdhënieve ekonomike, arsimore dhe kulturore mes vendeve tona.
U dakorduam për domosdoshmërinë e intensifikimit të komunikimit dhe bashkëpunimit përmes forumeve dhe iniciativave multilaterale, me synim ndërtimin e partneriteteve të qëndrueshme dhe afatgjata.




