Kisha nderin që, në Marakesh, në kuadër të Forumit Parlamentar-Ekonomik të Asamblesë Parlamentare të Mesdheut (APM), të zhvilloja një takim bilateral me z. Abdullah Bin Nasser Turki Al Subaie, nënkryetar i APM.
Diskutuam për forcimin e bashkëpunimit ndërparlamentar, sfidat globale, si dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik përmes investimeve dhe projekteve infrastrukturore.
Shprehëm gatishmëri të ndërsjellë për thellimin e komunikimit dhe bashkëpunimit në kuadër të aktiviteteve multilaterale.



