Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi përfaqësoi Kuvendin e Maqedonisë së Veriut në Forumin Ekonomik Parlamentar të Mesdheut, në Marrakesh.

Pata nderin të përfaqësoj Kuvendin e Maqedonisë së Veriut në Forumin Ekonomik Parlamentar të Mesdheut, që u mbajt në Marrakesh, Mbretëria e Marokut.
Në fjalën time, theksova përkushtimin tonë për ndërtimin e lidhjeve më të forta mes vendeve të rajonit ,jo vetëm në aspektin ekonomik, por edhe në atë demokratik dhe njerëzor. Nënvizova rëndësinë e bashkëpunimit për të përballuar sfida e përbashkëta globale.
Theksova gjithashtu se Maqedonia e Veriut, ndonëse vend i vogël, ka vizion të madh për një të ardhme të qëndrueshme dhe të zhvilluar, ndaj është e gatshme të japë kontribut aktiv në këtë drejtim.