Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi takoi sot Tijs Ruten referues i grupit politik të socialdemokratëve në Parlamentin Europian.

Në Bruksel, pata mundësinë të takohem me Tijs Ruten, referues në hije i grupit politik të socialdemokratëve në Parlamentin Europian. Ky takim na ofroi mundësinë për të diskutuar përpjekjet tona për avancimin e procesit të integrimit në BE. Theksova rëndësinë e mbështetjes dhe bashkëpunimit nga grupet politike të Parlamentit Europian për realizimin e agjendës sonë reformuese dhe për plotësimin e kritereve të nevojshme për anëtarësimin në BE. U pajtuam që mbështetja e institucioneve dhe forcave politike të BE-së është vendimtare për të siguruar një rrugë të qëndrueshme për përmbushjen e objektivave tona.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published.Required fields are marked *