Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi sot në selinë e NATO-s në Bruksel takoi Ambasadorin Dane Taleski

Vizitën time në selinë e NATO-s në Bruksel e fillova me një takim me Ambasadorin Dane Taleski, përfaqësuesin e Maqedonisë së Veriut në NATO, ku u njohëm më në detaje me angazhimin e vendit tonë në Aleancë dhe përpjekjet që po bëjmë për të kontribuar në sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe global. Theksova rëndësinë e forcimit të vazhdueshëm të bashkëpunimit me NATO-n dhe angazhimin tonë të palëkundur për mbështetje të misioneve dhe operacioneve të Aleancës, duke luajtur një rol aktiv në përballimin e sfidave të sigurisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.Required fields are marked *