Në selinë e NATO-s në Bruksel, kisha kënaqësinë të realizoj një takim me znj. Ariella Viehe, Shefe e Seksionit për Operacione Aktuale në Departamentin e Operacioneve të NATO-s. Ky takim na ofroi mundësi të diskutojmë për angazhimin aktual të Maqedonisë së Veriut në misionet dhe operacionet e NATO-s.
Ndamë pikëpajet mbi sfidat dhe kërcënimet ndaj sigurisë ndërkombëtare dhe theksuam se Aleanca ka një rol të jashtëzakonshëm në përballimin e këtyre rreziqeve. E sigurova që Maqedonia e Veriut, si anëtari i ri i NATO-s, mbetet plotësisht e përkushtuar për të forcuar kapacitetet dhe bashkëpunimin e koordinuar në mbështetje të përpjekjeve kolektive për të përballuar sfidat e sigurisë.