Në kuadër të vizitës në Bruksel, u takova me Nikola de Santis, Shef i Departamenit të Diplomacisë Publike të NATO-s, me të cilin diskutuam për sfidat dhe mundësitë e bashkëpunimit, si dhe për rëndësinë e forcimit të partneritetit tonë strategjik.
E njoftova se Maqedonia e Veriut është e angazhuar në përmirësimin e kapaciteteve mbrojtëse, përfshirë përballjen me kërcënimet hibride dhe dezinformata. Po ashtu, diskutuam për rolin e Kuvendit në mbështetjen e angazhimit të vendit në NATO, si dhe rëndësinë e diplomacisë publike në për politikat e sigurisë. Në këtë kontekst, theksuam rëndësinë e koordinimit dhe bashkëpunimit të ngushtë për të siguruar një përgjigje efektive ndaj kërcënimeve globale.