Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi sot në selinë e NATO-s realizoi takim me Boris Ruge, zv. sekretar gjeneral në NATO

Në selinë e NATO-s në Bruksel, realizova takim me Boris Ruge, zv. sekretar gjeneral në NATO, me të cilin zhvilluam një diskutim të frytshëm mbi rëndësinë e angazhimit të vazhdueshëm të Maqedonisë së Veriut për paqen dhe stabilitetin në rajon.
Konfirmuam se si anëtare e NATO-s, vendi ynë vazhdon të kontribuojë në mënyrë aktive në operacionet e Aleancës, duke ofruar mbështetje të fuqishme për misionet e saj. Gjithashtu, theksuam përkushtimin tonë të palëkundur për mbështetje të Ukrainës dhe për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse, në përgjigje të sfidave globale të sigurisë.
U pajtuam që të thellojmë bashkëpunimin ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe NATO-s në përballimin e kërcënimeve të përbashkëta dhe në promovimin e paqes dhe sigurisë në rajon dhe më gjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.Required fields are marked *