Në vazhdë të takimeve në selinë e NATO-s në Bruksel, zhvillova takim me znj. Nina Soljan, Shefe e Departamentit për çështje politike dhe politikë të sigurisë në NATO. Gjatë këtij takimi, adresuam çështje të rëndësishme lidhur me përparimin e Maqedonisë së Veriut në kuadër të aleancës dhe angazhimet tona për forcimin e bashkëpunimit dhe stabilitetit rajonal. Shprehëm angazhimin e vazhdueshëm për mbështetje të politikave dhe prioriteteve të NATO-s, duke theksuar rëndësinë e koordinimit të ngushtë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.