Gjatë vizitës në Bruksel, kisha kënaqësinë të takohem me z. Thomas Weitz, referues për Republikën e Maqedonisë së Veriut në Parlamentin Europian, ku trajtuam çështje kyçe të integrimit në BE. Përshëndeta miartimin e Planit për Rritjen e Ballkanit Perëndimor, ndërsa reflektuam mbi dështimin e miratimit të Rezolutës për Maqedoninë e Veriut vitin e kaluar. Në këtë kontekst, u shpreha optimist dhe kërkova mbështetje që Rezoluta e ardhshme të pasqyrojë situatën reale pa u rënduar me interpretime të njëanshme.
E njoftova për angazhimin tonë në ruajtjen e marrëdhënieve fqinjësore, si dhe për zbatimim e reformave në luftën kundër korrupsionit, dhe forcimin e institucioneve demorkatike. Theksova gatishmërinë për të implementuar sugjerimet e BE-së, ndërsa u pajtuam që thellimi i bashkëpunimit me BE-në, mbetet vendimtar për prepektivën europaine të vendit.