Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi takoi kreun e delegacionit italian në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

Kisha nderin që sot në Romë të takohem me z. Lorenzo Çesa, kreun e delegacionit italian në Asamblenë Parlamentare të NATO-s. Theksuam rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme të Italisë për rrugëtimin e Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Europian dhe konfirmuam përkushtimin tonë të përbashkët për forcimin e partneritetit strategjik në NATO.
Z. Çeza shprehi përgëzimet e tij për organizimin e Takimit të KP të NATO-s në Shkup, ndërsa unë u shpreha mirënjohës për mbështetjen e sinqertë të shtetit Italian! Ramë dakord për nevojën e rritjes së bashkëpunimit parlamentar dhe intensifikimin e dialogut në fushat e mbrojtjes veçanërisht duke marrë parasysh sfidat gjeopolitike.