Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi priti në takim Ambasadoren e Ukrainës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, znj. Larisa Dir

Pata kënaqësinë të realizoj një takim konstruktiv me znj. Larisa Dir, Ambasadore e Ukrainës në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Diskutuam për zhvillimet aktuale në Ukrainë si pasojë e agresionit rus, si dhe për mënyrat e thellimit të bashkëpunimit bilateral dhe përforcimit të mbështetjes në kuadër të organizatave ndërkombëtare.
Si Kryetar i Kuvendit, konsideroj se është përgjegjësi shtetërore dhe detyrë personale të ofrojmë mbështetje dhe solidaritet të vazhdueshëm me popullin ukrainas. Maqedonia e Veriut qëndron fuqishëm pas vlerave universale të lirisë, paqes dhe sovranitetit – vlera që sot i mbron Ukraina.
Takim me Drejtorin e Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, z. Granit Osmani
Gjithashtu zhvilluam një takim pune me Drejtorin e Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, z. Granit Osmani, në një atmosferë bashkëpunuese dhe konstruktive.
Diskutuam për rëndësinë e avancimit të politikave gjuhësore dhe zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në institucionet shtetërore. U theksua nevoja për mbështetje të vazhdueshme institucionale për përmirësimin e kushteve të punës për profesionistët e gjuhës dhe për garantimin e standardeve të cilësisë. Takimi konfirmoi përkushtimin e ndërsjellë për të forcuar bashkëpunimin ndërinstitucional dhe për të ndërmarrë hapa të përbashkëta në këtë drejtim.