Kisha kënaqësinë të takohem me delegacionin e Partneritetit për Demokraci të Kongresit të SHBA-së dhe përfaqësues të Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI), përfshirë ish-kongresmenët David Skags dhe Bill Flores, si dhe ekspertë të Komisionit për Etikë dhe Mbikëqyrje të Kongresit të SHBA-së.
Ky takim ishte një mundësi e shkëlqyer për të diskutuar praktikat efektive në forcimin e demokracisë. Diskutimet tona u përqendruan në rritjen e transparencës, efikasitetit dhe etikës në punën e Kuvendit, ku informova për përkushtimin tonë në këto prioritete. I faleminderova për mbështetjen e tyre në trajnimet për deputetët dhe nëpunësit tanë, dhe u pajtuam që duhet të punojmë ngushtë për avancimin e proceseve demokratike, të ndërtuara në dialog, besim dhe etikë.