Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi realizoi takim me Robert Skot Hejzlet, drejtor i Institutit Demokratik Nacional (NDI) dhe përfaqësues të NDI-së

Realizova takim me Robert Skot Hejzlet, drejtor i Institutit Demokratik Nacional (NDI) dhe përfaqësues të NDI-së, ku diskutuam për rëndësinë dhe vijimin e projekteve dhe programeve aktuale. Theksova rëndësinë e Programit për Mbështetje Parlamentare (PSP), i cili është një investim i çmuar në zhvillimin institucional, transparencën dhe forcimin e kapaciteteve të Kuvendit. Në këtë kontekst, shpreha falënderimet për mbështetjen e vazhdueshme që NDI ofron për institucionet e vendit.
Po ashtu, shqyrtuam mundësitë për forcimin e bashkëpunimit në të ardhmen, veçanërisht në fushën e reformave për shërbimet parlamentare dhe digjitalizimin e proceseve. U dakoruam që duhet të zhvillojmë takime të rregullta për të siguruar efikasitet në zbatimin e projekteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.Required fields are marked *