Me rastin e 25 vjetorit të themelimit të Fondacionit Konrad Adenauer në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me kënaqësi mora pjesë në pritjen solemne në Muzeun e luftës maqedonase për pavarësi në Shkup.
Me këtë rast urova përfaqësuesin zyrtar të Fondacionit, Daniel Braun duke e inkurajuar për të vazhduar në këtë rrugë.
Fondacioni Konrad Adenauer në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka lënë gjurmë të pashlyeshme në zhvillimin e temave që kanë për qëllim demokratizimin e vendit, interkulturalizmin, integrimin evropian.
Projektet e këtij Fondacioni janë të prekshme dhe të njohura jo vetëm për botën akademike dhe politike, por edhe të shtrira gjerësisht nga nxënësit e deri tek opinioni i gjerë.




