Kryetari i Alternativës priti në selinë e partisë Ambasadoren e Republikës së Greqisë në Shkup, Sh.S. znj. Sophia Philippidou.

Sot kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, i shoqëruar nga nënkryetari Amir Elezi, e pritën në selinë e partisë Ambasadoren e Republikës së Greqisë në Shkup, Sh.S. znj. Sophia Philippidou.
Temë e bisedës ishin aktualitetet politike, pozicioni i Alternativës kundrejt tyre, si dhe perspektiva europiane e Maqedonisë së Veriut.
“Si një parti që e ka ndihmuar vendin më 2018, kur u arrit Marrëveshja e Prespës, ia konfirmova Ambasadores se Alternativa vazhdon të qëndrojë në atë pistë të angazhimit politik, duke dhënë gjithçka nga vetja e saj për të mirën e qytetarëve dhe të vendit.”, ka shkruar me këtë rast kryetari Gashi.
“Për ne si parti është me rëndësi që përfundimisht të hapen negociatat për aderim në BE dhe ne jemi shumë të angazhuar në këtë, edhe pse dyshojmë shumë se kjo qeveri ka kapacitete për ta ndërtuar shumicën e nevojshme për ndryshimet kushtetuese.”, ka përfunduar kryetari Gashi.
Ambasadorja Sophia Philippidou e ka përshëndetur qëndrimin e Alternativës dhe ka shprehur inkurajim që të mbështeten përpjekjet e Maqedonisë së Veriut në rrugën e integrimit europain.

Leave a Reply

Your email address will not be published.Required fields are marked *