Kryetari Afrim Gashi mer pjesë në mbledhjen përkujtimore për gjenocidin në Srebrenicë

Sot isha i nderuar të marr pjesë në mbledhjen përkujtimore për gjenocidin në Srebrenicë, që u organizua në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, përkatësisht nga Komiteti për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive Etnike.
Në këtë mbledhje edhe njëherë u konstatua dhe vrasja masive e boshnjakëve më 8-11 korrik 1995, duke lënë mbi 8 mijë viktima, është shfarosja më e madhe dhe më e rëndë pas holokaustit të Luftës së Dytë Botërore.
Si mik i komunitetit boshnjak, por edhe si politikan që synoj të dal përtej kufijve të tij etnikë, konsideroj se ngjarja e Srebrenicës është simbolika më e rëndë e një projekti shfarosës kundrejt boshnjakëve, njësoj si edhe ndaj shqiptarëve, gjatë shekullit të kaluar. Krejt kjo përmblidhet në titullin e sintetizuar të librit të Justin McCarthy-t “Vdekje e dëbim”, që është fati i boshnjakut dhe i shqiptarit që nga Kongresi i Berlinit e këndej.
Srebrenica është ama e ndërgjegjes sonë të vrarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.Required fields are marked *