Nxitja e iniciativës për t’ia marrë licencën TV Alsat-M, që ka qenë arsye që edhe AMVA ta fusë në rend dite këtë temë, e shtron pyetjen se pse kjo pikërisht në këtë kohë?! A është e lidhur kjo me raportimet që Alsat-M i ka bërë ditëve të fundit për mënyrën e blerjes së qendrës tregtare “Soravia”?
Sidoqoftë, unë dhe partia ime mbetemi në mbështetje të mediave, të mendimit të lirë dhe të lirisë së shprehjes. Koha e monizimit titist dhe enverist ka përfunduar qëmoti. Së shpejti përfundon edhe kjo dramë tragjike.
Sot edhe unë jam Alsat-M.