Afrim Gashi: Sot bëhen 28 vjet nga gjenocidi serb në Srebrenicë.

Sot bëhen 28 vjet nga gjenocidi serb në Srebrenicë.
8372 viktimat, prej të cilëve mbi 2000 akoma nuk janë gjetur, të shpërndarë nëpër varreza masive, vazhdojnë të na flasin, kësaj radhe me heshtjen e tyre dhe gurët e varreve në kompleksin memorial “Potočari”, se Hitleri nuk ka vdekur më 1945 dhe se pasardhësit e tij vazhdojnë të jetojnë e ta trashëgojnë farën e urrejtjes, smirës dhe shfarosjes në masë.
Duke u lutur për shpirtrat e atyre që u dorëzuan të pambrojtur dhe vetëm sepse kishin qëlluar në identitet “të gabuar”, bëjmë thirrje për ndërgjegjësim të botës që kriminelët ta marrin dënimin, sepse kush e falë kriminelin, e arsyeton krimin.
Zoti i pastë mëshiruar me paqen e amshueshme ata që u vranë nga lufta e trishtueshme!
Never forget Srebrenica!

Leave a Reply

Your email address will not be published.Required fields are marked *