Takova sot delegacionin e Kuvendit të Bavarisë, nga Republika Federale e Gjermanisë.
Shpreha kënaqësinë dhe mirënjohjen time për faktin që Gjermania ka qenë mbështetësja jonë e fortë në dekadat e fundit për realizimin e synimeve tona strategjike – më parë anëtarësimin në NATO dhe aktualisht, përpjekjet për anëtarësimin tonë në Bashkimin Evropian sa më shpejt që të jetë e mundur.
Diskutuam edhe për tregtinë mes dy shteteve tona, ndërsa shkëmbyem mendime edhe për sistemin arsimor, veçanërisht arsimin dual. Falë interesimit të kompanive gjermane për të investuar në vendin tonë dhe projektit për lidhjen e sistemit arsimor me një pjesë të kompanive, arsimi dual është përfshirë në shtatë shkolla të mesme të vendit.