Sot realizova takim me përfaqësuesin zyrtar të Fondacionit “Konard Adenauer” në Shkup, në të cilën këmbyem mendime për proceset politike në vend dhe rajon si dhe për hapat për eurointegrimet. Diskutuam për hapat e mundshme për forcimin e transparencës së Kuvendit dhe hapjen e saj për qytetarët. U ndalëm edhe në mundësitë për forcimin e rolit të pushtetit legjislativ në proceset që çojnë drejt anëtarësimit të plotë të vendit në Bashkimin Evropian.