Në margjinat e Samitit Parlamentar të NATO-s, realizova takim me kryetarin e Kuvendit të Ukrainës, Ruslan Stefançuk. Z. Stefançuk shprehu falënderim për përkrahjen e rregullt të Maqedonisë së Veriut për Ukrainën dhe së bashku u pajtuam se si popuj jemi shumë afër dhe kemi qëllime të përbashkëta për anëtarësimin në BE. Përveç kësaj, e ftova kolegun ukrainas që ta vizitojë R. Maqedonisë së Veriut dhe që bashkëpunimi në nivel të kryetarëve dhe grupeve ndërparlamentare për miqësi të vazhdojnë me dinamikën tashmë të vendosur.