Sot, në një takim joformal, e prita ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Xhelal Sveçla, me ç’rast kishim mundësi të bashkëbisedojmë për çështje të interesit të përbashkët mes dy shteteve.
Me këtë rast i konstatuam marrëdhëniet e mira mes dy vendeve tona dhe detyrimin për thellimin e këtij bashkëpunimi. Menaxhimi i pikave të përbashkëta kufitare, mirëkuptimi në kërkesat e ndërsjella dhe respektimi i marrëveshjeve reciproke ishin po ashtu në fokus të këtij takimi.
Maqedonia e Veriut dhe Kosova do ta vazhdojnë partneritetin dhe bashkëpunimin në frymë të fqinjësisë së mirë dhe vlerave të përbashkëta euroatlantike.