Kryeparlamentari Gashi priti sot në takim përfaqësuesin e përhershëm të UNDP-së në vendin tone, z. Armen Grigoryan.

Sot kisha kënaqësinë të takoj edhe përfaqësuesin e përhershëm të UNDP-së në vendin tone, z. Armen Grigoryan. Diskutuam rreth Strategjisë Zhvillimore Nacionale 2024-2044 dhe e njoftova se në seancat e para të përbërjes së re parlamentare do ta miratojmë këtë dokument.
Gjithashtu diskutuam mundësinë e zhvillimit të më shumë projekte në nivel komunal, veçanërisht për komunat më pak të zhvilluara, të cilat do të sjellin përfitime për qytetarët, ndërsa e nënvizova mbështetjen e Kuvendit për miratimin e ligjeve në funksion të realizimit të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published.Required fields are marked *