Takim miqësor me ambasadorin e Republikës së Kosovës në vendin tonë, Sh. T. Florian Qehaja.
Konstatuam bashkërisht marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe e sigurova ambasadorin se Maqedonia e Veriut do të vazhdojë ta përkrahë aderimin e Kosovës në të gjitha organizatat dhe iniciativat multilaterale dhe rajonale.
Biseduam për angazhimet e përbashkëta për avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit ekonomik dhe lidhjes infrastrukturore ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës, me prioritet përfundimin e aksit rrugor Shkup-Bllacë.