Kryeparlamentari Gashi priti sot në takim drejtorin e Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI), Xhon Fluarti.

Sot pata një takim me drejtorin e Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI), Xhon Fluarti.
Diskutuam për bashkëpunimin e mëparshëm mes Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe IRI-t, si dhe për mundësitë për avancimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit në periudhën e ardhshme dhe në segmente të tjera.
E theksova vizionin tim për hapje të plotë të Kuvendit, hapësinor dhe institucional, në interes të qytetarëve, si bartës të sovranitetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.Required fields are marked *