Kryeparlamentari Gashi priti sot në takim ambasadorin francez në Shkup, Sh. T. Cyril Baumgartner.

Takim i frytshëm me ambasadorin francez në Shkup, Sh. T. Cyril Baumgartner. Konfirmuam pa mëdyshje marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe e falënderova për mbështetjen franceze në të gjitha nivelet e qeverisjes për anëtarësimin në NATO dhe në rrugën tonë drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.
Theksova se anëtarësimi në Bashkimin Evropian është prioritet i parë në mandatin tim, duke u zotuar që të bëj përpjekje për ta realizuar sa më shpejt këtë synim tonin strategjik.
E falënderova ambasadorin Baumgartner për mbështetjen e plotë të Republikës së Francës për kryerjen e funksionit dhe marrjen e përgjegjësive në krye të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

Leave a Reply

Your email address will not be published.Required fields are marked *