Kisha nderin ta mirëpres sot ambasadorin italian në vend, Sh. T. Andrea Silvestri. I shpreha kënaqësinë për bashkëpunimin e shkëlqyer dypalësh dhe i potencova se e vlerësoj lart bashkëpunimin me Italinë, vend që është mbështetës i fuqishëm i Maqedonisë së Veriut në rrugën e integrimeve evropiane.
E njoftova ambasadorin se, si kryetar i përgjegjshëm i Kuvendit, do të mbetem i hapur për bashkëpunim me të gjitha partitë politike të përfaqësuara në Kuvend. Biseduam për agjendën legjislative të Kuvendit, fokusin në integrimin evropian të vendit dhe rolin e Kuvendit në këtë proces, ruajtjen e një marrëdhënieje konstruktive dhe miqësore me të gjithë fqinjët dhe ndërtimin e urave të bashkëpunimit me vendet e të gjithë rajonit.
E falënderova ambasadorin për urimet e tij dhe të presidentit të Senatit italian, Ignazio La Rusa, të cilat m’i përcolli.