Kryeparlamentari Gashi, priti në zyrën e tij ambasadoren e ShBA-së, Sh.S. Angela Ageler

Kisha nderin të mirëpres sot ambasadoren e ShBA-së, Sh.S. Angela Aggeler. Me ambasadoren e theksuam vullnetin dhe gatishmërinë e dyanshme për thellimin e marrëdhënieve të shkëlqyera bilaterale, si dhe pritshmëritë për vazhdimin e zbatimit të reformave në vend me qëllim të sundimit të ligjit, reformave në sistemin e drejtësisë, si dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit.
I shpreha mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme dhe të fuqishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përpjekjet e Republikës së Maqedonisë së Veriut për integrimin euroatlantik dhe evropian, si dhe për mbështetjen e konsiderueshme për avancimin e proceseve politike në vend.
E falënderova ambasadoren Aggeler për urimet e saj të ngrohta për përgjegjësitë e reja që kemi marrë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.Required fields are marked *