Kryeparlamentari Gashi priti sot në takim ambasadoren e Zvicrës, Sh. S. Veronique Hulmann.

Me kënaqësi mirëprita ambasadoren e Zvicrës, Sh. S. Veronique Hulmann. Shpreha kënaqësinë për marrëdhëniet e shkëlqyera politike mes dy vendeve tona, të cilat karakterizohen nga miqësia dhe mirëkuptimi, por edhe dialogu i hapur.
Ambasadores i shpreha mirënjohjen për punën e qeverisë zvicerane në bashkëpunim me Ambasadën e Zvicrës në vendin tonë, të cilat përmes projekteve vazhdojnë të sigurojnë funksionim më efikas dhe më transparent të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Jemi të vendosur që të vazhdojmë marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe projektet e shumta zhvillimore.

Leave a Reply

Your email address will not be published.Required fields are marked *