Kryeparlamentari Gashi pjesëmarrës në seancën konstituive të Klubit për Çështje dhe Politika Rinore në Kuvend.

Sot pata mundësi t’u drejtohem të pranishmëve në seancën konstituive të Klubit për Çështje dhe Politika Rinore në Kuvend.
Të rinjtë pritet të sjellin ide të reja dhe të kontribuojnë në krijimin e politikave që do t’i lëvizin proceset në drejtim të arritjes së qëllimeve strategjike të shtetit dhe të zhvillimit të tij.
Me këtë rast e shpreha mbështetjen time dhe u urova atyre një punë të frytshme dhe të suksesshme në mandatin e ri, ndërsa e falënderova Fondacionin për Demokraci Westminster dhe Institutin Nacional Demokratik për ndihmën e tyre të parezervë në krijimin e një forumi të tillë në parlamentin tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.Required fields are marked *