Sot i urova mirëseardhje në vendin tonë ambasadorit të sapoemëruar evropian, Michaelis Rokas, duke shprehur besimin në kontributin e përbashkët në procesin e mëtutjeshëm për anëtarësim të plotë të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.
Diskutuam nevojën për zgjerimin e reformave dhe përmbushjen e detyrave të shtëpisë për të përmbushur kriteret për anëtarësim në fushat kyçe të shoqërisë.
Shpreha gatishmërinë për të forcuar dhe futur një dinamikë të re në bashkëpunimin dhe komunikimin e Kuvendit dhe Parlamentit Evropian, si dhe nevojën e forcimit të dialogut politik.