Pata nderin të hap dhe të drejtoj seancën e parë të Grupit Parlamentar Ndërpartiak (GPNP) në mbështetje të Platformës së Krimesë.
Këtë seancë të sotme e nderoi edhe ambasadorja e Ukrainës, Sh.S. Larissa Deere, e cila shprehu mirënjohjen për ngritjen e GPNP-së si një vlerë e shtuar për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme që vendi ynë i jep Ukrainës, si materialisht, politikisht dhe diplomatikisht.
Faleminderova deputetët për mbështetjen kësaj iniciative dhe ju urova punë të përkushtuar dhe produktive në grup. Theksova se kjo seancë dhe formimi i këtij grupi e bashkon Kuvendin me zërat kundër agresionit rus dhe dërgon një mesazh të fuqishëm që liritë dhe të drejtat e njeriut , shteti i së drejtës, kufijtë e njohur ndërkombëtarisht dhe integriteti territorial duhet të respektohen dhe të mbrohen.