Kisha nderin dhe kënaqësinë të zhvilloj një takim të rëndësishëm dhe të thellë me profesorin amerikan Daniel Serwer, njohës i shkëlqyer i Ballkanit.
Diskutuam për situatën e sigurisë në Ballkan, Europë e më gjerë, ndërsa theksova gatishmërinë e institucioneve të Maqedonisë së Veriut që të kontribuojnë për paqe e stabilitet.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleatët më të rëndësishëm të vendit tonë, partner kryesor në NATO dhe garantues të stabilitetit të rajonit.