Hapja e shtabit zgjedhor në Shuto Orizarë – Fryma e fitores po rritet!

Më 22 shtator 2025, Kryetari i Alternativës, Dr. Zeqirija Ibrahimi, së bashku me udhëheqësit e koalicionit VLEN, mori pjesë në hapjen e shtabit zgjedhor në Shuto Orizarë.
Ky moment nuk ishte thjesht një hapje formale, por një shenjë e qartë se fryma e fitores po rritet çdo ditë dhe se qytetarët po bashkohen rreth vizionit për ndryshim dhe përgjegjësi.

Lista e VLEN-it, e udhëhequr nga Enis Zekiri, përfaqëson profesionistë të ndershëm, njerëz me integritet, vizion dhe përkushtim ndaj komunitetit.
Shuto Orizari është gati për një faqe të re – ndryshimi po vjen me VLEN!