Elezi-Danoa: Mbështetja e Francës në rrugëtimin tonë drejtë BE-së është e vazhdueshme !

Sekretari Gjeneral i Alternativës, Amir Elezi, gjatë ditës së sotme është takuar me Nikola Danoa, Sekretar për Çështje Politike të Ambasadës së Francës në RMV.

Gjatë takimit, është afirmuar mbështetja e Francës në rrugëtimin e Maqedonisë së Veriut drejtë Bashkimit Evropian.

“ Kisha kënaqësinë ta mirëpres në takim Sekretarin për Çështje Politike të Ambasadës së Francës në RMV, z. Nikola Danoa.
Mbështetja e Francës në rrugëtimin tonë drejt BE-së është e fuqishme dhe e vazhdueshme, ndërsa partneriteti mes dy shteteve tona përbën një element të rëndësishëm në avancimin e këtij procesistrategjik.
VLEN mbetet e përkushtuar të kontribuojë në përmbushjen e agjendës reformuese të vendit, duke thelluar bashkëpunimin në të gjitha fushat me Bashkimin Evropian dhe partnerët tanë ndërkombëtarë”, thuhet në njoftim.