Nga muaji dhjetor puntorët shëndetësor do të kanë rritje page

Sekretari i Përgjithshëm i Alternativës dhe njëkohësisht Drejtor i Institutit të Transfuziologjisë, Amir Elezi, ka ndarë me opinionin një lajm të mirë për rritjen e pagave në shëndetësi.
Elezi informon se kjo rritje do të realizohet qysh nga muaji dhjetor i këtij viti.
“ Lajm i mirë për punonjësit në shëndetësi 👨🏻‍⚕️👩🏼‍⚕️
Me kënaqësi ju njoftojmë se nga muaji dhjetor do të zbatohet rritja e pagave, dhe është nënshkruar aneksi i ri i kontratës kolektive, një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të kushteve të punës dhe mirëqenies së punonjësve në shëndetësi.
Shëndetësia VLEN!”, shkruan Amir Elezi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.Required fields are marked *