AlternAtivA: Mbrëmë në Çair filloi fundi i pushteti të BDI-së

Mbrëmë kaloi edhe një festë e shtrenjtë private e BDI-së. Mbrëmë u dëshmua për të satën herë se Çairi është i çairasve dhe jo i BDI-së, të paktën jo i Artan Grubit. Përderisa shqiptarët mezi e lidhin muajin me muajin tjetër, ndërkohë që familje të tëra largohen çdo ditë nga vendi duke kërkuar rrugëdalje jashtë vendit, BDI-ja është e fokusuar ekskluzivisht në shtypjen e revoltës së brendshme partiake. Le ta parafrazojmë fjalën e urtë se “Fshati digjet, ndërsa Artani luan futboll e basketboll në kabinetet shtetërore dhe mbledh aktivistë partiakë në sallat sportive”. Me sa duket, frika e dikujt po mbulohet me tubime të dobëta aktivistëve të hutuar partiakë. Dhe, për këtë qëllim nuk kursehen resurse. Ata po e keqpërdorin çdo atom të pushtetit ekzekutiv. Tjetërsimi i tillë i BDI-së nga populli është motivimi më i fuqishëm që shqiptarët në zgjedhjet e ardhshme ta ndëshkojnë këtë model shpërdorues të pushtetit që i mban peng. AlternAtivA është e gatshme të jetë lehtësuese në procesin e konsolidimit dhe bashkimit të forcave shoqërore që janë të gatshme që përfundimisht të përballen me dinastinë e BDI-së. Siç ka filluar BDI-ja t’i nënvlerësojë shqiptarët, jemi të sigurt se në vend të “Ai po vjen” do të përfundojë me “Ai po ik”.

AlternAtivA – Shkup

Shkup, 21.03.2023


Leave a Reply

Your email address will not be published.Required fields are marked *