AlternAtivA: Bllokadat e çiftit LSDM-BDI nuk janë as të reja e as të fundit

Ankesa e ministrit të Shoqërisë Informatike se propozim-ligjet e Ministrisë së Shoqërisë Informatike janë bllokuar nga partnerët e tyre qeveritarë, LSDM-BDI, është një lajm i ri sot, por në thelb një informacion i vjetër. Këto dy parti po në këtë mënyrë e bllokonin edhe ish ministrin tonë të Shoqërisë Informatike derisa AlternAtivA ishte në qeveri.
Ndonëse ankesa e ministrit aktual të Shoqërisë Informatike është shumë e vonshme, ajo flet se asgjë nuk ka ndryshuar në raportin që e ka ndaj shtetit çifti LSDM-BDI. Për ato parti gjithnjë më i rëndësishëm ka qenë pushteti i tyre sesa shteti. Aferat e korrupsionit, bizneset me kazinotë, përfshirja në listën e zezë amerikane dhe manipulimi me gjyqësorin janë të gjitha fakte që e përdëftojnë konstatimin tonë për këto parti.
Sidoqoftë, kjo që ndodhi sot është edhe një arsye se pse Aleanca për Shqiptarët nuk duhet t’ia bëjë shërbimin e fundit këtij çifti antishtetëror, por duhet të bashkohet me forcat e reja opozitare, të bashkuara në Lidhjen Europiane për Ndryshim, të cilat janë unifikuar për ta bërë ndryshimin e shumëpritur dhe të dëshiruar në Maqedoninë e Veriut, me çka ky çift shkon në opozitë dhe kështu shteti çlirohet nga kjo kapje.
Shkup, 23.01.2024

Leave a Reply

Your email address will not be published.Required fields are marked *